Anëtarët e task forcës komunale në Rahovec për zhvillimin e aksionit kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën”, diskutojnë për  mbarëvajtjen e këtij aksioni

Anëtarët e task forcës komunale në Rahovec për zhvillimin e aksionit kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën” për pastrimin e ambientit në territorin e Komunës së Rahovecit, kanë mbajtur takim për koordinimin dhe zhvillimin e këtij aksioni. Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit u tha anëtarëve të task forcës se besoj në punën dhe angazhimin tuaj dhe nga puna juaj me mbështetjen time, synojmë marrjen e një donacioni nga Qeveria e Kosovës, me vlerë prej 1.2 milion eurove. Ndërsa, Përparim Krasniqi kryesues i task forcës ka thënë se qëllimi i këtij takimi është koordinimi për zhvillimin e aksionit kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën” për pastrimin e ambientit në territorin e Komunës së Rahovecit. Nga ky takim u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në aksionin, i cili fillon simbolikisht me datë 15 Shtator, e që do të zgjat deri me 15 Dhjetor 2018. Drejtori tha po ashtu se pjesë e këtij aksioni, janë të gjithë drejtorët e Drejtorive Komunale, OJQ-të që veprojnë në Komunën e Rahovecit, vullnetar si dhe kompanitë për mbledhjen e mbeturinave. Drejtorët e Drejtorive Komunale, të cilët edhe janë pjesë e kësaj taskt force, u zotuan se do të jenë edhe vet pjesë e këtij aksioni, por edhe që do të kontribuojnë shumë që ky aksion të zhvillohet sipas planit të paraparë. Përfaqësuesit e OJQ-ve dhe kompanive për mbledhjen e mbeturinave u shprehen të gatshëm, që të kontribuojnë në aksionin e madh për pastrimin e mbeturinave dhe thanë se ne me qa sa na kërkohet dhe aq sa kemi mundësi do të marrim pjesë në këtë aksion. Aksioni kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën” për pastrimin e ambientit në territorin e Komunës së Rahovecit, fillon me 15 Shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …