Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën janë paraparë dyzetë pika të rendit të ditës, ndër to edhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë. Sipas njoftimit, seanca nis në orën 10:00, dhe ndër pikat e mbetura janë edhe dy propozim-rezoluta të deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga shtatë 7 deputetë, rezoluta në lidhje me çështjen liberalizimit të vizave para dialogut, si dhe ajo për shtesat e fëmijëve. Po ashtu, është paraparë edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe projektligji për shërbimet postare.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …