(Deputeti i LDK-së, Ragip Zekolli kërkon strehim politik në Belgjikë !)
Pas zhgërryerjes shumëvjeçare në karrigen e deputetit, pas ngopjes me pushtet, me lek e gjithë të mirat e tjera, në prag të përfundimit të mandatit, deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së z. Ragip Zekolli kërkon strehim politik në Belgjikë! Jo gjithë herë gjërat ndezin njëjtë, duhet pasur parasysh veprimet në kohë dhe hapësirë, duhet matur e peshuar mirë ato, sepse mund të ngatërrohen dhe si të tilla degjenerojnë deri në neveritje. Një gjë që dje ishte e nevojshme dhe sfidë, sot bëhet e paarsyeshme, madje përulëse…
Nuk them se ra qielli në tokë përse iku Ragip Zekolli. Jo. Ky akt duket të jetë tepër nënçmues për vet Parlamentin e Kosovës. Ikja e deputetit ndodhi në kohën e shumë të ligave që sot kanë pllakosur tmerrësisht Kosovën, duke degjeneruar shumëçka që deri dje ishte e dinjitetshme dhe e shenjtë. Sot ata e kanë strukur, përbuzur e përbaltur burrërinë dhe bujarinë e dikurshme. Kanë asfiksuar ndjenjat e humanitetit e të solidaritetit me skamnorët aq papërfillshëm, kanë anashkaluar dhe injoruar deri në mospërfillje të gjithë ata që dje sakrifikuan çdo gjë për Kosovën. Kanë futur frymën e keqe të mitos, madje në çdo skutë të shërbimeve administrative, kanë trimëruar deri në arrogancë hajdutë xhepash, tregjesh, shtëpish, banesash, pyjesh, bagëtish, objektesh shoqërore, argjendarish e deri te grabitja e çantave nga krahu i femrave në pikë të ditës, duke i lënë ato edhe pa bukën dhe litrin e qumështit të asaj dite, për fëmijët e tyre! Ky denigrim që s´dihet ku e ka fundin e vet, pasqyron në mënyrë argumentuese dhe bindëse, degjenerimin e një pushteti të kalbur nga rrënjët, duke u thirrur si zot vendi tashmë në fundin e koshit parazgjedhor të mbeturinave të lëna nga ky mandat. Ky “ pushtet ” i cili në fakt për këto vite të qeverisjes së tij bëri siç ia deshi oreksi dhe dëshira e tij, ra me qindra herë në kundërshtim me ligjin, gjithë çka bëri për vete dhe për më të fortin, duke shkelur kështu të drejtat elementare të qytetarit me të dyja këmbët!
Dihet mirëfilli, se qysh në kohët më të hershme kur vepronte shteti, aty ku qytetarin nuk e mbronte ligji, aty edhe humbte kuptimi i këtij nocioni! Nisur nga kjo logjikë, e cila dezorienton rendin shoqëror, madje me pasoja shumë të rënda, qytetari i rëndomtë dhe i padjallëzuar thotë: “Përderisa ata të mëdhenjtë po vjedhin me thes, edhe unë po marrë pak me grusht!”…
“Përderisa deputetët kërkojnë strehim politik 8 vjet pas luftës dhe nuk po skuqen fare, edhe unë po kërkoj strehim politik dhe nuk po skuqem!”…
Në fakt, ka qenë një kohë kur shumë atdhetarë të dëshmuar kundër pushtuesve serb, për t’i ikur burgosjes, apo edhe likuidimit fizik të tyre, kanë qenë të shtrënguar të strehohen në shtetet e Evropës, Amerikës e gjetiu, siç ka ndodhur me Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën, Fehmi e Gjevë Lladrovcin e dhjetëra veprimtarë të tjerë tani dëshmorë. Në fakt ata për asnjë çast nuk kishin ikur për ta shpëtuar kokën, si thuhet “ika dhe e shpëtove kokën time!“ Jo, ata ikën përkohësisht për të vepruar pa kufizim për çlirimin e Kosovës, pra ata ndërraun vend me qëllim për t’i atdheut!
Veprimi i deputetit Zekolli me gjasë ka hapur rrugën e kërkimstrehimit në shtetet e Evropës edhe për shumë deputetë të partisë së tij, pse jo edhe të ministrave të koalicionit aktual qeverisës ! Pas çlirimit të Kosovës, pas përzënies së pushtuesit Serb me pushkët e UÇK-së, dhe me ndihmën e pa mohuar të aleatëve tanë, në shumë shtete të Evropës, jo pak shqiptarë kanë kërkuar strehim politik, dhe këtë gjë e kanë bërë në mënyrën më të ultë e jo burrërore, duke gënjyer, shpifur, duke krijuar insinuata të paqena, duke njollosur imazhin e Kosovës. Madje shumë prej tyre kanë shkuar aq larg sa që e kanë mohuar edhe identitetin kombëtar, duke u prezantuar në qendrat e strehimit për azil me përkatësi aome, ashaklike, boshnjake e çka jo tjetër. Ky soj i keq jo pak herë ka gënjyer tek autoritetet përkatëse të shteteve ku kanë kërkuar azil se janë të rrezikuar nga ish pjesëtarët UÇK-së, apo të TMK-së se gjoja janë të rrezikuar për shkak se nuk e kanë ndihmuar çlirimin e Kosovës e shpifjeje të tjera të këtij lloj.
Rasti i fundit, kur një deputet kërkon strehim politik në një vend të tretë, është shumë më domethënës, është shumë më i rëndë, i pajustifikueshëm, është shumë më njëllosës për Kosovën, sidomos tani kur jemi në përfundim të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Argumentin që e paraqet z. Zekolli për shkakun e rrezikimit është sa qesharak, po aq edhe i pa moralshëm. Me këtë deklaratë z. Zekolli injoron SHPK-në, dhe KFOR-in, të cilët thirren në sigurimin e qytetarëve të Kosovës e aq më shumë kur është në pyetje jeta e një deputeti! Mirë pra, ta zëmë se organet e sigurisë nuk paskan mundësi ta marrin në mbrojtje një deputet, dhe nëse është kështu atëherë Qeveria aktuale e paska gënjyer popullin. Shtrohet pyetja, po çka të bëjë qytetari i thjeshtë, kush do t´ia siguroj jetën atij? Si rrjedhim, Qeveria aktuale duket se ka gënjyer popullin me gënjeshtra të paskrupullta gjatë tërë këtij mandati të skaduar. Nga kjo del se, kush zhvati, zhvati, tani vraponi o burra me strajcat e neveritjes në krah, drejt kërkimit të strehimit…!
Në fakt pse zoti Zekolli nuk ia mbathi në fillim të mandatit të tij, por në fund të mandatit, ashtu si bëri edhe ish Presidenti i tij, i cili po ashtu në fund të mandatit ia pati mbathur për të kërkuar strehim në Gjermani, ku nuk e siguruan as e sistemuan dot! Ai, pastaj u kthye për në Itali prej nga kishte ardhur, duke ia hequr të “ zitë e ullirit “ strehimit politik, të cilin pastaj me ftesë të drejtë për drejtë, me besë norë e dorëzani e kthyen dhe e siguruan organet e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, madje duke ia ndarë edhe hisen e jemekut në çanakun e atyre institucioneve! Mirëpo pasi që zoti president u rehatua dhe u sistemua nuk ia vari fare çanakut të QPK-së, madje duke e injoruar atë në mënyrën më mosmirënjohëse. Prandaj, rruga që mori zoti deputet, është trasuar me kohë nga ish i pari i partisë së tij, pra nuk është rrugë e panjohur.
Në fakt “ të ka lezet shpirti”, kur një deputet i dalë nga vota e lirë e qytetarit, partia e të cilit bënë qeverisjen e vendit, merr ikën dhe në shtetin mikpritës thotë: “Në Kosovë ku partia ime qeverisë dhe bën ligjin, jeta ime është në rrezik!”… Turpi nuk ka brirë!