Nën organizimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup si dhe nën përkujdesjen e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmetit do të mbahet Akademi përkujtimore në shënim të 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të atdheut Beqir Limani me moton “DREJT AMANETIT TË BACËS BEQË”. Nderim-përkujtimi tek vend-përjetësia e tij në fshatin Kollarë të Kërçovës do të bëhet më 15 shtator duke filluar nga ora 13:00. Shpalosja e pllakës përkujtimore tek vend-përjetësia e tij do të bëhet në ora 15:00, Ndërsa më datën 18 shtator 2018 mbahet Akademi përkujtimore në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Shkup duke filluar në ora 17:00.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …