Komuna e Junikut ka themeluar task forcën për aktivitetin “Ta Pastrojmë Kosovën”

Njoftohen qytetarët e Komunës së Junikut, se Komuna e Junikut ka themeluar task forcën për aktivitetin “Ta Pastrojmë Kosovën”. Me vendimin e datës 13.09.2018, në të cilin do të përfshihen: qeveria komunale me shërbyesit civil, shkolla fillore dhe ajo e mesme me arsimtarët dhe nxënësit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Junik, stacioni i Policisë në Junik, shërbimi i zjarrfikësve, OJQ-të, sportistët, bizneset dhe gjithë qytetarët e Komunës së Junikut. Aktiviteti fillon të shtunën me datë 15.09.2018 në ora 08:00 nga oborri i Komunës së Junikut. Si pika pastrimi janë rrugët dhe lokacionet:

  • Junik – Batushë – Gjakovë

  • Junik – Voksh- Deçan

  • Junik – Rastavicë

  • Junik – Dobrosh – Gjakovë

  • Junik – Hereq

  • Rrugët tjera lokale në Komunën e Junikut

  • Parku i pishave Moronicë

  • Shtrati i Lumit Erenik

  • Përroi i barishtës

  • Varrezat komunale

  • Vneshtat e Junikut

  • Kallavaji i Junikut

  • Qafa e Jasiqit

  • Shkoza

Si lokacion i grumbullimit është caktuar vendi i quajtur Lluga e Begut i cili i plotëson të gjitha parametrat për një lokacion kompetent deponie. Në këtë aktivitet përveç kompanisë e cila e bënë pastrimin e rregullt të mbeturinave VB Tofaj, janë të përfshira edhe kompanitë tjera të operojnë në Komunën e Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …