Filloi ndërtimi i rrjetit të ujit dhe kanalizimit për shkollën në Bubavec

Ka filluar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për objektin e shkollës në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës, si dhe i sistemit të ujit, me një gjatësi prej mbi 800 metra. Rrjeti i kanalizimit të shkollës, do të lidhet me rrjetin kryesor të kanalizimit të fshatit, rrjet i cili në të njëjtën kohë është i domosdoshëm për hapjen e objekti të ri të shkollës.  Punimet e filluar, i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punët që janë duke u bërë. “Punët janë duke ecur mirë dhe po kryhen në mënyrë profesionale në këtë rrejt të kanalizimit, që në realitet, rregullimi i këtij kanalizimi është domosdoshmëri për hapjen apo lëshimin në përdorim të objektit të ri të shkollës”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në Bubavec. “Në kuadër të përgatitjes së objektit të ri të shkollës, do të hapet një pus dhe do të ndërtohet edhe sistemi i ujit për objektin e shkollës, në mënyrë që objekti i ri i shkollës, të jetë i kompletuar dhe i gatshëm zhvillimin e procesit mësimor”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …