Plani operativ i aksionit  “Ta pastrojmë Kosovën” në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit

Ky është plani operativ i aksionit  “Ta pastrojmë Kosovën”  i cili do të filloj me datë 15.09.2018 (e Shtunë), në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit. Aksioni për pastrimin e hapësirave publike fillon nga ora 9:00, simbolikisht në fillimin e aksionit i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi . Aksioni do të filloj në rrugën “Bekim Isma” në qytetin e Rahovecit. Grumbullimi dhe transportimi e mbeturinave gjatë gjithë kohës do të bëhet nga kompania “Ekoregjioni dhe kompania “Ekodrinia”. Të gjitha shkollat në nivel të Komunës duhet t’i pastrojnë hapësirat e tyre publike (brenda dhe rreth tyre), dhe rrugët kryesore të fshatit në bashkëpunim me këshillat e fshatrave. Çerdhet publike dhe private duhet t’i pastrojnë hapësirat e tyre publike si brenda gjithashtu edhe jashtë. Gjimnazi “12 Maji” në Ratkoc , duhet t’i pastroj hapësirat e veta publike ( brenda dhe rreth objektit). Gjimnazi “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec, duhet t’i pastroj hapësirat e veta publike ( brenda dhe rreth objektit). Shkolla Profesionale “Selajdin Mullabazi-Mici” në Rahovec, duhet t’i pastroj hapësirat e veta publike (brenda dhe rreth objektit). Gjimnazi “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe, duhet t’i pastroj hapësirat e veta publike ( brenda dhe rreth objektit). Të gjitha institucionet shëndetësore në qytet dhe fshatra duhet t’i pastrojnë hapësirat publike brenda dhe rreth tyre. Brigada e Zjarrfikëseve duhet t’i pastroj hapësirat e veta publike ( brenda dhe rreth objektit). Stacioni i Policisë në Rahovec duhet t’i pastroj hapësirat e veta publike ( brenda dhe rreth objektit). Bashkësia Islame (BIK) në Rahovec duhet t’i pastroj hapësirat e veta publike ( brenda dhe rreth objektit). Shoqatat e dala nga lufta duhet t’i pastrojnë hapësirat brenda dhe rreth objektit të tyre. OJQ-të duhet t’i hapësirat publike brenda dhe rreth objektit të tyre. Klubet sportive duhet t’i pastrojnë hapësirat publike brenda dhe rreth objektit të tyre. KEDS duhet të t’i pastroj hapësirat publike brenda dhe rreth objektit të tyre. Posta dhe Telekomi t’i pastroj hapësirat publike brenda dhe rreth objektit të tyre. Administrata Komunale duhet t’i pastroj hapësirat publike brenda dhe rreth objektit të tyre. Të gjitha Zyrat e Gjendjes së Regjistrimit Civil duhet t’i pastrojnë hapësirat publike brenda dhe rreth objektit të tyre. Ndërmarrja publike lokale “Ekoregjioni” duhet të pastroj hapësirat publike brenda dhe rreth objektit të tyre. Të gjithë banorët e banimit kolektiv duhet t’i pastrojnë hapësirat e tyre publike brenda dhe rreth objekteve të banimit kolektiv. Kompanitë private me makineritë e tyre duhet t’i pastrojnë hapësirat e tyre brenda dhe rreth objektit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …