Komuna e Vitisë bënë parapërgatitjet e fundit për shënimin e aksionit të madh të pastrimit

Komuna e Vitisë, ka bërë të gjitha parapërgatitjet për të realizuar në mënyrë masovike aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” e cila do të filloj të shtunën në ora 10:00 nga sheshi “Kerem Lawton” në Viti dhe që do të shtrihet në gjithë territorin e Komunës së Vitisë. Me këtë rast Ekipa Komunale për organizimin e aktiviteteve për Ditët e Ambientit 2018 nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur takimin e radhës ku edhe nga Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojte të Mjedisit u prezantua Plani i veprimit të pastrimit. Përndryshe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti vitin 2018 e ka shpallur vit të mbrojtjes së ambientit dhe të pyjeve. Në kudër të këtij vendimi Komuna e Vitisë deri me tani ka zhvilluar aktivitet të shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit megjithatë kryetari Haliti tha se ata do të zhvillojnë edhe gjatë ditëve dhe muajve në vijim në eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave. Ai tha se gjatë kësaj periudhe do të pastrohen hapësirat publike si dhe do të shtohen sipërfaqet me gjelbërim. Kurse me qëllim të sensibilizimit të opinionit publik Plus Televizion ka lansuar edhe një spot publicitar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …