OSBE-ja dhe Komuna e Vitisë shënojnë së bashku Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në qendër të qytetit të Vitisë, kanë organizuar një koncerte ku kanë përformuar grupe rinore të pop-rockut dhe këngëtarë individual dhe atë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, që shënohet në mbarë botën me 15 Shator. Në fillim të këtij koncerti që ka edhe karakter garues, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur për rëndësinë që ka kjo ditë. Ai falënderoj Misionin e OSBE-së për bashkë organizimin e kësaj ngjarje duke potencuar se kjo komunë ju është mirënjohës atyre për bashkëpunimin.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …