Sot anekënd vendit po zhvillohet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” që ka për qëllim largimin e mbeturinave dhe krijimin e një ambienti sa më të pastër. Aksionit në të cilin po marrin pjesë dhjetëra mijëra qytetar, i janë bashkangjitur edhe drejtuesit e vendit, kryeministri, Ramush Haradinaj, ministra dhe kryetar komunash. Luan Hasanaj nga “Let’s do it Kosova”, tha se Kosova është ndër shtetet që e ka organizuar më së miri ditën e pastrimit pasi gjithë ky mobilizim është model për shumë vende në rajon dhe Evropë. Ai ka shtuar më tutje se aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat do të vazhdojmë për tre muaj dhe iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që këtë që po e bën qeveria, të cilën deri më tani e kemi kritikuar që nuk është në nivelin më të mirë të detyrës, këta po e japin provimin, tani është roli jonë që ta mbajmë Kosovën të pastër dhe ta bëjmë Kosovën një vend që të gjithë e duam.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …