leoni

STOP PËRNDJEKJES SË POPULLIT SHQIPTAR NË MAQEDONI!

VËLLEZËR E MOTRA MËRGIMTARË SHQIPTARË!
TË NDERUAR MIQ TË SHQIPTARËVE! 
Një konflikt i kamotshëm në Maqedoni, përsëri është rishfaqur në mënyrë tejet të dhunshme, para ca javësh. Në njërën anë është popullata e madhe shqiptare, e cila përbënë shumicën e banorëve të Maqedonisë, në anën tjetër janë zyrtarët maqedonas dhe bashkëpunëtorët e tyre ndërkombëtarë. 
Shqiptarët për vite të tëra kanë luftuar për një Kushtetutë, e cila do t´i siguronte të drejtat e tyre kombëtare dhe të drejtat e tyre sociale , në të njëjtën linjë ashtu si edhe popujt tjerë në Maqedoni i kanë. 
Në vend që t´i ofrojnë ato të drejta dhe mundësi, zyrtarët maqedonas radhazi i kanë ngulfatur protestat e shqiptarëve me gjak. 
Zyrtarët maqedonas tani, përsëri po ua mohojnë shqiptarëve disa të drejta që shqiptarët i fituan me luftën çlirimtare, pas shkatërrimit të Jugosllavisë. Si rast më i freskët është kur Gjyqi Kushtetues i Maqedonisë, e ndaloi përdorimin e Flamurit të tyre kombëtar. 
Shumë pak danezë e njohin të vërtetën në Maqedoni! 
Mbi 80% e shqiptarëve atje, janë të papunë. 
Sistemi social atje, realisht është i shkatërruar. 
Pesimizmi dhe revoltat, asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha se tani. 
Tani, ushtria maqedonase përsëri po i sulmon fshatrat e banuara me shqiptarë mu në zemër të Evropës. 
Opinioni është bërë shurdh- memec – përkundër se numri i të rinjve shqiptarë të vrarë është në rritje. 
Kohëve të fundit janë vrarë 6 shqiptarë, pas bombardimeve masive të fshatit Brodec. 
Maqedonia u krijua si shtet i pavarur, atëherë kur Jugosllavia u shkatërrua, pra më 1990. 
Në Maqedoni dhe në Kosovë, çështja shqiptare nuk u zgjidh. Shqiptarët në Jugosllavi përbënin numrin e tretë për nga popullsia, por ata asnjëherë nuk u pyetën se si donin të krijonin të ardhmen e tyre. 
Mbi këta 3 milionë shqiptarë u përdorë dhunë e paparë për t´i mbajtur të ndarë, përkundër dëshirave të tyre për bashkim kombëtar. 
Nënshtrimi i tyre u theksua kurdoherë nga të gjitha aspektet: në aspektin politik, social, moral, kombëtar etj. 
Shqiptarët, aspak nuk e rregulluan të ardhmen e tyre, por mbetën keq, si në kohën e ish-Jugosllavisë titiste. 
Në Danimarkë jetojnë më shumë se 10.000 shqiptarë – shumica e tyre kanë ardhur nga Maqedonia. 

Përkundër rritjes së shqetësimeve në vazhdimësi në shtetin e Maqedonisë; e cila e bënë pandalshëm shkeljen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, habit fakti që: si NATO po ashtu edhe BE vazhdojnë të bisedojnë për me zyrtarët e Maqedonisë për pranim në këto organizata. Kjo është një politikë e gabuar ndaj një situate krejtësisht absurde. 
Rekcioni ndërkombëtar nuk mungoj krejtësisht. 
Edhe njëherë shqiptarët ngelën lecka të lojërave të fuqive të mëdha, për fuqi dhe ndikim në Ballkan. 

Ne kërkojmë: 

– Një stop të menjëhershëm të terrorit ndaj popullatës civile shqiptare – Lirim të menjëhershëm të të rinjve civilë që janë burgosur, për të nënshtruar lëvizjen demokratike të popullatës shqiptare – Marrëveshjet për pranimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, të ndërpriten menjëherë! 
– Një milion shqiptarë në Maqedoni thërrasin, mjaft! 
– Ne, nuk duam të jetojmë si qytetarë të rendit të dytë! 
– Ne, kërkojmë të drejtën madhore që vet të vendosim për të ardhmen tonë. 
( Ky peticion ne adresën tonë u dërgua nga Enver Loku)

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …