FSK-ja me kapacitet njerëzore dhe teknike merr pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën’’

FSK-ja me kapacitet njerëzore dhe teknike merr pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën’’

Sot,  në afërsi të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës zoti Ramush Haradinaj hapi aksionin vullnetar gjithë kombëtar, “Ta pastrojmë Kosovën’’, aksion i cili do të zgjasë për tre muaj rresht. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ministri i FSK-së zoti Rrustem Berisha, i cili shoqërohej nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe Komandanti i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së gjeneral brigade Enver Cikaqi. Pjesëmarrës në këtë ngjarje, që ju kishin përgjigjur aksionit vullnetar nga MFSK dhe FSK, ishin edhe zyrtarë,  oficerë, kadetë dhe ushtarë të shumtë.

Duke vlerësuar lartë rëndësinë e këtij aksioni, ministri i FSK-së zoti Rrustem Berisha  shprehi mirënjohjen si dhe përgëzoi të gjithë pjesëtarët që janë angazhuar në detyra të ndryshme në kuadër të mbështetjes së këtij aksioni.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …