leoni

Komuna e Vitisë i përgjigjet masovikisht aksionit për pastrim

Komuna e Vitisë i është përgjigjur masovikisht aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”. Vetëm në orët e paradites janë grumbulluar rreth njëmijë thasë me mbeturina si dhe janë larguar disa deponi ilegale të mbeturinave. Qindra qytetarë të komunës së Vitisë i janë bashkuar këtij aktiviteti të pastrimit në gjithë Kosovën. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në hapje të këtij aksioni bëri me dije se Komuna e Vitisë përmes ekipit të posaçëm ka bërë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për aksionin “Ta pastrojmë Kosovë” në territorin e Komunën e Vitisë. “Ndihem i nderuar që sot të gjithë i janë bashkuar këtij aksioni të pastrimit, qeveria komunale, shërbyesit civil, këshilltarët komunalë, bashkësitë fetare, policia, kompanitë e pastrimit, zjarrfikësit, kompani private, shoqëria civile, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe të tjerë. Kështu kemi punuar edhe viteve të kaluara, sepse jemi komuna më ambientale. Jemi të përkushtuar ta ruajmë ambientin për gjeneratat e reja, përmes pastrimit, gjelbërimit, pyllëzimit, përmes menaxhimit të mbeturinave me standarde evropiane, përmes ruajtjes së lumit Morava dhe lumenjve tjerë, sepse kjo është vetëdije e vazhdimësisë. Jemi të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike që po ndodhin, andaj Vitia është komuna e vetme që është përfshirë në strategjinë e Agjendës 2030 të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila trajton edhe çështjet ambientale”, ka thënë kryeari Haliti. Ndryshe, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, me një vendim të tij, e kishte shpallur vitin 2018 Vit të mbrojtjes së pyjeve dhe Vit të ambientit njëkohësisht qysh para fillimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”. Në këtë laudër janë zhvilluar mbi 88 aktivitete të pastrimit në të gjitha lokalitetet dhe janë larguar 23 deponi ilegale të mbeturinave dhe gjithsej mbi 125 tonë mbeturina. Poashtu Komuna e Vitisë, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, në veçanti të nxënësve, ka mbajtur edhe ligjërata në shkolla me temë mbrojtjen e mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …