Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se po zhvillon takime me qytetarët e Kosovës, me të cilët po diskuton për “aventurat e rrezikshme të kryetarit Thaçi”. Sipas Vetëvendosjes, kreu i shtetit kokë më vete, pa autorizim e pa legjitimitet po flet në emër të Republikës. Përballë kësaj situate, kjo parti konsideron se protestat dhe demonstratat, përveçse të nevojshme, janë bërë edhe të domosdoshme. “Së bashku me qytetarët anë e kënd Kosovës po mbahen diskutime për aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi që kokë në vete, pa autorizim e pa legjitimitet po flet në emër të Republikës. Në shërbim të këtij presidenti mazhoranca ka uzurpuar Kuvendin duke moslejuar mbajtjen e seancës së thirrur nga opozita për të ndaluar pazaret e tij me Serbinë. Përballë kësaj situate, protestat dhe demonstratat, përveçse të nevojshme, janë bërë edhe të domosdoshme”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje .
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …