Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Albin Kurti nga Sali Berisha kërkoi “sy nga i verbëri”

Shkuarja e Albin Kurtit në vizitë te Sali Berisha, për shumë kë ishte një befasi e pa këndshme pse jo edhe shqetësuese. Shqetësuese, sepse Sali Berisha  lëre që nuk i ka sjellë as një të mirë Shqipërisë, por as Kosovës dhe nuk e ka qarë kurrë hallin e shqiptarëve të Maqedonisë,as të Malit të Zi e mos të flasim për ata të luginës së Preshevës dhe më gjerë.

Se ka iu desh ky takim, askush nuk po mund ta qartësojë, sepse ishte një takim i absurdit, nuk mund ta fsheh edhe habinë time, sepse kemi të bëjmë me dy politikan diametralisht të kundërt me pikë-pamje kombëtare. Gjersa Albin Kurti të dy sytë dhe trupin i ka të përqëndruar  rreth bashkimit kombtar,  Sali Berisha kombtarisht është i verbër, sepse me njërin sy është drejt Athinës duke i dhënë det dhe duke e votuar grekun në Himarë, kurse me syrin tjetër nga Beogradi duke i dhënë naftë dhe çka jo tjetër Serbisë së kasapit të Ballkanit Millosheviqit, kurse trupin e ka ta destabilizoi Shqipërinë. Të kërkosh ndihmë nga ky njeri, sipas mendimit tim më së paku i është dashur Albin Kurtit.

Në të kaluarën e përçarjes shqiptare thuhej një shprehje : “vetëm armiku i bashkon Shqiptarët”. Për fat të keç, kësaj radhe lëre që nuk i bashkoi por i përçau si mos më keç. Përçarja e tillë  që nuk ka asnjë justifikim, de fakto dhe de jure po çon ujë në mullirin e armikut. Kjo u pa me demarkacionin me Maqedoninë dhe Malin e Zi, por si do të jetë me Serbinë…

Për momentin çështja më aktuale është ajo me Serbinë, sepse gjatë gjithë këtyre viteve më shumë kemi pasur takime shterrpe, se sa ndonjë të arritur që ia vlen të ceket. Por me kalimin e kohës, gjërat po vijnë duke tëholluar, dhe ka arritur deri te iniciativa për definimin e kufijve. Këtu faktori politik kosovar po shkon drejt një hendeku të pa kapërcyeshëm. Të përëarë janë pozita dhe opozita, sipas mendimit tim ky është kulminacioni i turpit.

Sa i përket ëështjes së kufirit me Serbinë duhet të jemi tepër të kujdesshëm, sepse kemi të bëjmë me një sfidë tejet të ndieshme. Sipas mendimit tim këtu duhet të involvohën shumë faktor relevantë, e jo të përsëritet gabimi si me Malin e Zi ku caktuan kufirin me ekspert të gjeodesisë, një gabim i pa riparueshëm. Për caktimin e kufijve duhet marrë për bazë shumë faktorë , si historikë,kulturor,ekonomikë gjeografikë etj. E jo të shkohet në këtë mënyrë pa kurrfar kulture politike. Krijon bindjen se kufijt e Kosovës po definohën sipas tekanjozëve politik të cilët e kanë tërbuar edhe popullin.

Sa i përketë korrigjimit të kufirit, unë këtu botërisht deklarohem se jam për këmbim territorit me Serbinë. Është momenti i fundit që të dëgjohet edhe zëri i Shqiptarëve të Preshevës Bujanovcit dhe Medvegjës. Për mua personalisht më i vlefshëm është Shqiptari i Preshevës se sa serbi i Leposaviqit. Përfundimisht unë jam që kjo trevë shqiptare t’ i bashkohet Kosovës, kurse  tri komunat e Veriut me serbë t’i kalojnë Serbisë.

Që nga formimi i LVV e kam përkrahur pa rezervë Albin Kurtin e kam votuar dhe prapë do ta votojë, por sa i përket çështjes së kufirit me Serbinë këtu kam një mendim krejtësisht të kundërt. Unë edhe shumë vite më parë e pata ngritur këtë çështje tek strukturat e LVV-ës në Londër, por kjo ide e imja shpejt u hodh poshtë, por edhe unë kurrë nuk jam tërhequr dhe as që kam për tu tërhequr nga parimi im se ato territore duhet t’i bashkohen Kosovës. Një kohë të gjatë shqiptarët e asaj ane janë anash-kaluar duke i lënë në mëshirë të Zotit.

Unë i kuptoj dallimet politike në istitucinet e Kosovës, nga një herë ato janë pozitive, por me kalimin e kohës ato po ashpërsohën skajshmërisht. Shpeshëher kalohët në inat të keç. Problemi është se inatin më të madh shqiptari e ruan për shqiptarin. Vërehet  shqiptarët se sa shum e falin dhe e respektojnë të huajin. Ndërsa shqiptarin as e falin, as e respektojnë bile e urrejnë, ky inat shkon deri në banalitet.Shembulli më eklatant është ai mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit, që të dy për inate politike kërkojnë ndihmë nga i ligu. Më parë Hashim Thaçi kërkonte ndihmë nga LDK-ja, kurse Albin Kurti nga Sali Berisha kombtarisht me sy të verbër.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …