OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

Reagimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, degët e Dukagjinit: Deçan, Pejë, Gjakovë, Burim

Edhe 19 vite pas përfundimit të luftës, neve luftëtarëve të lirisë assesi të na ndalet persekutimi. Gjahu i shtrigave, që filloi menjëherë pas luftës nga misionet ndërkombëtare, tani po vazhdon nga faktorët vendorë: Prokuroria Speciale e Kosovës dhe mediat.

Aktakuzën dhe emrat që u publikuan, tregojnë se sa qesharake e joprofesionale është puna e Prokurorisë, e gjithashtu sa joprofesionale dhe tendencioze është paraqitja e gjithë kësaj nga mediat elektronike e të shkruara.

Sa i përket ZO të Dukagjinit, përfshirja në listë e pothuajse shumicës së luftëtarëve më të dalluar, tregon se kjo listë është vetëm një fabrikim, në vazhdën e luftës speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pa asnjë fije turpi, duke mos shikuar se a lëndojnë ndjenjat e luftëtarëve, paraqitja në disa media e veteranëve të luftës, që sakrifikuan më së shumti për lirinë tonë, si “veteran mashtrues”, përpos që është manipulim me qytetarët, është ofendimi më i rëndë për të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me aktivitetin e tyre, mundësuan krijimin e shtetit demokratik dhe lirinë e shprehjes.

Jemi shokuar, kur kemi parë që informacione të tilla, të supozuara e fabrikuara, shndërroheshin në shifra se gjoja luftëtarët e paskan dëmtuar buxhetin e shtetit.

Nga e tërë kjo, konstatojmë se kjo aktakuzë dhe mënyra e paraqitjes së saj në opinion është vetëm një cirk, të cilit do t’i përgjigjemi me mijëra padi, si për ish prokurorin, ashtu edhe për disa media që lënduan ndjenjat tona dhe luajtën me dinjitetin e integritetin tonë si luftëtarë.

Lufta Çlirimtare dhe largimi me pushkë i okupatorit, është e arritura jonë jetësore. Ne kërkojmë urgjentisht, që Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, të kalojë sa më shpejt në Parlamentin e Kosovës, që këto dukuri të mos shfaqen më në të ardhmen.

Edhe njëherë kërkojnë ndaljen e kësaj tendence të rrezikshme e antihistorike kundër Luftës Çlirimtare, pasi që pasojat mund të jenë të paparashikueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …