leoni

Kim Mehmeti

Kim Mehmeti: Pse ne shqiptarët të jemi përherë përgjegjësit dhe mbrojtësit e vetëm të stabilitetit ballkanik?

Shkrimtari dhe analisti, Kim Mehmeti ka shkruar se sa na përket neve shqiptarëve të Maqedonisë, fushata pro Referendumit për ndryshimin e emrit të vendit, ngjan nga pakë e pakuptimtë dhe qesharake: na bindin të jemi pro NATO-s dhe pro BE-së, neve që ‘natyrshëm’ jemi populli më proamerikan dhe më proevropian në Ballkan. Madje shkaku i këtij përcaktimi tonë aq të theksuar, jemi të urryer nga një pjesë e madhe e serbëve dhe maqedonasve etnikë. Andaj duhet pasur kujdes sepse – në një Maqedoni që është bërë ‘Kazablankë’ e Ballkanit, ku përballen interesat dhe shërbimet e të fortëve të kësaj bote – fushata e para Referendumit, mund të merr përmasat e ’garës’ mes shqiptarëve properëndimorë dhe maqedonasve që kanë mbetur pezull mes ndjenjave të tyre proruse dhe atyre proevropjane! Me çka do thellohej edhe më shumë ndasia shqiptaro-maqedonase.

Ku ta dish, ndoshta kjo fushatë do kishte më shumë kuptim nëse maqedonasit do i përgjigjeshin pyetjes logjike, që e përcakton ‘mbiemrin’ e të ardhmes së tyre: Maqedonia Veriore e nënkupton ekzistencën e ‘Maqedonisë Jugore’ dhe andaj, nëse këta këtej do jenë verioromaqedonasit, e ata atje diku jugoromaqedonasit, atëherë cilët janë maqedonasit e vërtetë, me gjuhën e tyre maqedonase!? E ne shqiptarët, do duhej t’i shpjegonim vetvetes si do silleshim, nëse faktori ndërkombëtarë, do promovonte standarde të dyfishta: do lejonte ndryshimin e kufijve të Kosovës, vetëm hatri i një ‘autobusi’ serbësh, e do i betononte kufijtë shqiptaro-shqiptarë, në emër të ruajtjes së paqes në Ballkan?! Pra duhet t’i përgjigjemi pyetjes, të cilës i ikin politikat tanë: pse na ngarkohet kjo përgjegjësi e madhe – të jemi përgjegjësit dhe mbrojtësit e vetëm të stabilitetit ballkanik!”, shkruan mes tjerash shkrimtari Kim Mehmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …