Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim presidentin e “Mercy College of Health Sciences” të IOWA-s, Dr. Dauglas Fiore, me të cilin bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në sektorin e arsimit, me theks të veçantë fushën e mjekësisë, konkretisht programit të infermierisë. Dr. Fiore shfaqi gatishmërinë për të ofruar mbështetje për institucionet e arsimit në fushën e mjekësisë, me qëllim të aftësimit të të rinjve përmes programeve të ndryshme, por edhe të mbështetjes praktike në infermieri. Ministri ka theksuar se MAShT-i ka një bashkëpunim të frytshëm me universitete dhe kolegje amerikane dhe mirëpret edhe gatishmërinë e “Mercy College of Health Sciences” të IOWA-s për bashkëpunim, ndërlaka theksuar se janë të hapur për të gjitha opsionet mundshme të bashkëpunimit në interes të edukimit dhe arsimimit të të rinjve tanë me programe atraktive dhe të avancuara amerikane. Bytyqi, gjithashtu e ka njoftuar Dr. Fiore, se për nevoja të tregut të punës këtë vit janë hapur disa profile të reja të mjekësisë në shkollat e Kosovës. Ai ka thënë se mbështetja e këtij kolegji amerikan në këtë segment do të ishte e mirëpritur. Ministri Bytyqi dhe Dr. Fiore biseduan edhe për mundësinë e ofrimit të bursave për studentët nga Kosova që të ndjekin programe studimi në fushën e mjekësisë në “Mercy College of Health Sciences” dhe për mobilitet të studentëve. Gjithashtu, Dr. Fiore ka pohuar se janë të gatshëm që të dërgojnë edhe një numër të konsiderueshëm të infermierëve për t’u angazhuar nëpër zonat rurale në Kosovë. Në fund të këtij takimi, ministri Bytyqi dhe Dr. Fiore u dakorduan që ditëve në vazhdim të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin do të saktësohet fushëveprimi dhe bashkëpunimi reciprok mes MAShT dhe “Mercy College of Health Sciences” të IOWA-s.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …