Dëshmorët janë themeli i fuqishëm i lirisë sonë dhe njëkohësisht janë krenari e përjetshme për të gjithë ne të gjallët

Dëshmorët janë themeli i fuqishëm i lirisë sonë dhe njëkohësisht janë krenari e përjetshme për të gjithë ne

Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të Gjilanit, të rënë në luftën për lirinë e Kosovës, Komuna e Gjilanit dhe përfaqësues institucioneve lokale, kanë bërë sot homazhe në Memorialin e Dëshmorëve, që 17 shtatori këtë vit shënon 19 vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të lirisë. Kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi – Emini, që shoqërohej nga nënkryetari Arbër Ismajli, drejtorët e drejtorive komunale, këshilltarët komunal, në fjalën e saj pasi ka bërë homazheve, ka thënë se ishin pikërisht dëshmorët ata të cilët janë themeli i fuqishëm i lirisë sonë dhe njëkohësisht janë krenari e përjetshme për të gjithë ne të gjallët. “Dëshmorët kanë dhënë jetën që ne sot të gëzojmë lirinë. Ata janë të pavdekshëm, sepse vepra e tyre do të jetojë gjithmonë e nuk do të shuhet kurrë. Gjilani ka një mburojë të fuqishme edhe sot, sepse ata janë vazhdimisht mbrojtësit e lirisë sonë, garantuesit e paqes dhe energjia e zhvillimit të këtij vendi. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe të rënëve në luftën për liri”, ka thënë kryesuesja, Kurteshi –Emini. Për ndryshe, pikërisht më 17 shtator 1999, me një ceremoni zyrtare në lirinë e Kosovës dhe me pjesëmarrje të përgjithshme, është bërë rivarrimi i dëshmorëve. Memoriali i Dëshmorëve ka të varrosur 55 dëshmorë, të rënë në luftën për liri në vitin ’98-’99.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …