Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim njoftues, ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, të cilin e përgëzoi për detyrën e re dhe e uroi atë në misionin e saj diplomatik në vend. Ai vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Suedisë në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, dhe tha se partneriteti ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje. “Suedia është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova është e përkushtuar që të çoj përpara raportet bilaterale me shtetin e Suedisë. Shteti suedez, përmes projekteve të shumta për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, operon edhe me Projektin për përmirësimin e zhvillimit dhe koordinimit të politikave – “SIDA”, i cila vazhdon të jap një kontribut të çmuar. Ndërkaq, ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen duke thënë se Suedia do të jetë mbështetëse e Kosovës në të gjitha proceset euro integruese.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …