Holanda është vendi më i fundit që goditet nga skandali i abuzimeve seksuale me të mitur nga ana e priftërinjve katolikë me më shumë se gjysmën e klerikëve të kishës që akuzohen se kanë mbuluar agresionet seksuale mbi fëmijët Sipas medieve holandeze më shumë se gjysma e klerikëve të lartë në Holandë janë përfshirë në mbulimin e agresioneve seksuale mbi fëmijët mes viteve 1945 dhe 2010. Papa Françesku ndërkohë, që po ashtu nuk i ka shpëtuar kritikave, ka kërkuar ndjesë publike dhe së fundmi ka dëbuar nga radhët e kishës një prift nga Kili. Ky është rasti i parë që papa ka dekretuar që pasi çdo peshkop në Kili ofroi dorëheqjen në maj, në lidhje me skandalin e abuzimit seksual. Lëvizja mendohet se është e paprecedentë në historinë moderne të kishës katolike. Kisha në fakt përballet me një seri kritikash në lidhje me reagimin ndaj akuzave për abuzime seksuale në vite. Papa Françesku tha muajin e shkuar se asnjë përpjekje për të kërkuar ndjesë apo për të riparuar dëmin e bërë nuk mund të jetë e mjaftueshme. Ai ka kërkuar një takim të zyrtarëve të lartë të kishës për të diskutuar mbi skandalin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …