Koha nuk pret. 10 dhjetori si datë e rëndësishme e përfundimit të procesit negociator për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës u prit me shumë ngjarje dhe shpresa. Ban Ki Mun mori raportin e “trojkës” ndërkombëtare lidhur me bisedimet e drejtpëdrejta në mes të Prishtinës dhe Beogradit, që nuk hasën në kompromis të përafërt në mes të palëve, Prishtina ofroj “Traktatin e miqësisë” ndërsa Beogradi autonominë substanciale, të cilat ishin diametralisht të kundërta.
Kjo datë u përmbushë edhe me aktivitete tjera, brenda dhe në diasporë kumboi fuqishëm zëri i studentëve dhe qytetarëve në Prishtinë, por edhe ai i diasporës së përmalluar dhe shumë vigjilente në New York, Londër dhe në qendra tjera perëndimore, kërkohej shpallja e pavarësisë dhe përmbushja e vullnetit politik të qytetarëve.
Të gjithë këtij gërmazi popullor iu përgjigj Serbia me një akt të papërgjegjshëm dhe shumë të rrezikshëm, instalimin e zyrës së qeverisë serbe në Mitrovicën veriore, aty ku është xhepi i madh dhe i shqyer i politikës së papërgjegjshme të UNMIK-ut dhe të qeverisë së Kosovës. Edhe njëherë zgjedhjet e posa përfunduara treguan mosgatishmërinë e politikës zyrtare të Prishtinës të përballet me bashkimin apo ndarjen e Mitrovicës veriore. Shumë këngë u shkruan e u kënduan për rrënimin e murit ndarës të Mitrovicës, qytetarët e së cilës kanë mbetur peng të politikës, por e tëra që u arrit deri më tash mbetën këngët e kënduara, dhe mirë të shitura në tregun e CD-ve.
Edhe pse zgjedhjet përfunduan me sukses ashtu siç i deklaruan partitë politike, ende nuk shihet asgjë në nënshkrimin e koalicioneve në mes partnerëve për formimin e Qeverisë. Shpresoj se kanë përfunduar “party-” e dehjes festive, është koha për të lëvizur.
Se a do të lidh PDK-ja koalicion me LDK-në e AAK-në, apo AKR e LDD, si dhe me përfaqësuesit e minoritarëve të votuar nga dy tri familje mbetet të shihet, por gjithsesi koha po punon, dhe çdo zvarritje mund të jetë ndëshkuese, por edhe e rrezikshme për stabilitetin e vendit. Tash për tash nuk ka ndonjë rëndësi skema e koalicioneve, është shumë e rëndësishme përbërja e njerëzve të cilët duhet të jenë gjithsesi të kualifikuar, nuk është aq reprezentative uniforma partiake.
E mira së mirës do të ishte që Parlamenti të caktojë seancën e përshpejtuar dhe të marr vendime të rëndësishme për momentin. Parlamenti mund të caktojë edhe datën festive të nominimit të kandidatëve për Qeverinë e ardhshme. Sa më shpejt. ju lutem, koha nuk pret.