leoni

Komuna e Malishevës, përkrahë 150 bujq me motokultivator

Në kuadër të përkrahjes me mjete konkretizuese për bujq, Komuna e Malishevës, ka filluar shpërndarjen e 150 motokultivatorëve, për 150 bujq. Në ceremoninë e fillimit të shpërndarjes së motokultivatorëve, për bujqit e Komunës së Malishevës, morën pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar bujqit përfitues. “Ne po mundohemi që ti përkrahim bujqit përmes ndihmave të ndryshme, me qëllim të stimulimit dhe marrjes me bujqësi, si dega më e fuqishme ekonomike te ne dhe në kuadër të kësaj përkrahje, janë edhe këta motokultivator. Punimi i tokës dhe prodhimet vendore bujqësore, janë me rëndësi, andaj uroj që këta motokultivator, t’iu ndihmojnë juve në kryerjen e punëve të përditshme në bujqësi dhe kultivimin sa më të madh të produkteve vendore”, tha kryetari Begaj, me rastin e fillimit të shpërndarjes së motokultivatorëve për 150 bujq të Komunës së Malishevës. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, ka thënë se “150 motokultivator, janë pjesë e përkrahjes për bujqit, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të gjitha ata që merren me bujqësi. Qëllim i yni është lehtësimi i punës, përmes subvencioneve dhe këta motokultivator, janë pjesë e këtij angazhimi, sikur edhe subvencionimi në fushat tjera të bujqësisë”. Sipas tij, shpërndarja e motokultivatorëve, është projekti i katërt i madh i subvencionimit në bujqësi për këtë vit, pas atij të serrave, makinave mjelëse dhe përkrahjes në bletari. Projekti për përkrahje me motokultivator, është mundësuar nga buxheti komunal i Malishevës me një shumë prej rreth 60 mijë eurove.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …