U mbajt mbledhja e shtatë e Komitetit për Politik dhe Financa për vitin 2018

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politik dhe Financa në Rahovec Afrim Dina, në prani të anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, përfaqësuesve të LMT-së, përfaqësuesit të OSBE-së Adem Kollari dhe Sihana Duraku përfaqësuese e SHK-Kosova, u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt  e Komitetit për Politik dhe Financa, në Komunës së Rahovecit për vitin 2018. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së,  për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal u rekomanduan këto pika: Propozim vendimi i Kryetarit të Komunës, që të jepet pëlqimi për inicimin e procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme private për hapjen e rrugës publike,(Rruga Ibrahim Rugova në qytetin e Rahovecit), Propozim vendimit të Kryetarit për marrjen e vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-71510008-00268-1,(Fshati Hoçë e Madhe), Informatë nga DKA-ja për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019 dhe Shqyrtimi i Propozim Buxhetit si dhe KAB-it për vitin 2019 – 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …