KPF në Suhareke ka mbajtur mbledhjen e nëntë për këtë vit 2018

Anëtarët e KPF-së në Suhareke (Komitetit për Politikë dhe Financa), në mbledhjen e radhës të nëntën me radhë për këtë vit kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimi për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës;3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës; 4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e propozimit për çmimin “Ukë Bytyçi”; 5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-013-2164, të datës 15.01.2018;6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e te hyrave e të dalave të buxheti të Komunës së Suharekës për vitin 2019; Nga ky takim pas diskutimeve për secilën pikë, u vendos që të gjitha këto të dalin para Këshilltarëve të Asamblesë në mbledhjen e radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …