Ministri Reçica takon përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në takim përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) me të cilët diskutuan rreth projektit ’VET Challenge Fund’’, që synon të ndihmojë Kosovën, veçanërisht në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional. Ministri Reçica tha se ndjehet i lumtur që Kosova është pjesë e këtij projekti të rëndësishëm dhe shprehi falënderimet për Qeverinë gjermane që vazhdimisht po ndihmon Kosovën në projekte të tilla, sidomos për rritje të punësimit. Ai tha se aftësimi profesional, veçanërisht i të rinjve, është çelësi për zbutje të papunësisë. Gjithashtu, hulumtimi i nevojave të tregut të punës dhe orientimi i të rinjve në karrierë janë domosdoshmëri, për çka ministri kërkoi mbështetje nga Qeveria gjermane, në këtë rast nga KfW. Ministri Reçica theksoi se MPMS, bashkë me partnerët e saj, me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASht) dhe partnerët tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë po punon që të ngrit nivelin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë, në mënyrë që profilet e arsimit profesional të jenë në përputhje me nevojat e tregut të punës, rrjedhimisht, të rrisin punësimin. Hille Heneby, menaxhere e projekteve te VET-it në KfW tha e projekti synon të ndihmojë Kosovën në fushat e përmendura nga Ministri Reçica, për çka kërkoi thellim të bashkëpunimit në hapat e mëtutjeshëm. Reçica dhe Heneby u dakorduan për koordinim të mëtutjeshëm të veprimeve rreth projektit në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …