Pa viza

Grupi Punues për Vizat i cili funksionon në kuadër të Këshillit Evropian, javën e ardhshme viziton Kosovën

Grupi Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën. Ky grup do të vjen në Kosovë për të parë nga afër punën që është bërë sa i përket reformave, posaçërisht rreth sundimit të ligjit dhe aspekteve tjera që ndërlidhen me të. Procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë ka hyrë në një fazë dinamike. Të hënën ky proces ka kaluar në “duart” e Grupit Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ky Grup pritet që më 25 dhe më 26 shtator ta vizitojë Kosovën për të parë nga afër punën që ka bërë Kosova në sundimin e ligjit dhe në çështjet tjera që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …