Zyrtarët policorë të Stacionit, në Deçan, pos punës së përditshme në sigurinë qytetare, nuk kursejnë as gjakun për të shpëtuar jetë njerëzish. Ata, të prirë nga komandanti i këtij Stacioni, Nysret Xhurkaj, në mënyrë vullnetare, iu kanë nënshtruar dhurimit të gjakut, duke treguar se “policia është e gatshme në çdo kohë, të jep edhe gjakun për tu dalë në ndihmë qytetarëve të vendit”. Sipas tyre, assesi nuk hezitojmë të japim çdo gjë nga vetja, jo vetëm gjakun nga damarët e trupit, por edhe jetën në mbrojtje të njerëzve dhe respektim të Kushtetutës së vendit”, shprehët togeri Nysret Xhurkaj, që së bashku me kolegët e tij, jepnin dozat e “shtrenjta” të lëngut të kuq. Gjithnjë sipas komandantit Xhurkaj, qytetarët duhet ta ndjejnë se jemi në përkrahje dhe mbrojtje të tyre, në respektim të ligjeve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës. Sikurse komandati deklarohet edhe zyrtarja policore Burbuqe Kukleci, për të cilën nuk është hera parë që jep gjakun e saj, për të shpëtuat jetë. (Adem Lushaj)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …