Nënë unë linda i varfër
pa çifteli e pa kitarë
në heshtje të thërrisja.
Nënë të lutëm pse heshtë
pse më përkëdhel ngadalë
pse i ke rrudhat në ballë.
Mua më kë në prehrin tuaj
Falma buzëqeshjen.
Të lutëm më trego
pse unë nuk kam gjysh
sikur të gjithë fëmijët e lagjes.
Pse të gjithë thonë Ozna
ma kanë pushkatuar gjyshin.
Kush janë ata
të lutëm nënë
më trego
se nuk mundem t´i kaloi muret
si fëmijët e tjerë .
Nënë mbrëmë vonë
në odën tonë ishte Jusuf Gervalla
me kitarë.
Mbrëmë kitarës nuk i ra
më tha, ti nuk një fëmijë
ti do të jesh krahu i lëvizjes kombëtare
edhe shkëmbi do të brymoset
nga parullat tona të lirisë.
Nëna ime
na gatove bukë misërishte
buzëqeshi për herë të parë.
Biri im
tani do të frymëzohet
me këngët e Nak Berishës
me librin e Sami Frashërit.