leoni

David Phillips

David Phillips në një intervistë për INA: Referendumi për emrin e Maqedonisë së Veriut dhe ndikimi rus

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, në një intervistë të posaçme për INA, dy javë para referendumit për emrin e Maqedonisë thotë se marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit, për emrin e Maqedonisë, është e mirë për të gjithë, maqedonasit dhe shqiptarët. Është, koha për ta kthyer faqen dhe për të shkuar përpara. Marrëveshja për emrin është e mirë edhe për shqiptarët, dhe se, ata duhet të mbështesin”, theksoi Phillips, drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut. Sipas tij, kjo marrëveshje do të stabilizojë Maqedoninë dhe do të ruajë sovranitetin e saj, duke vepruar si një mburojë kundër forcave malinje nga Rusia.

INA: Cili është emri i ri për Maqedoninë? A është ky një zhvillim i mirë i arritur mes dy palëve?

Phillips: Emri i ri është Republika e Maqedonisë Veriore. Ajo ngjan shumë me emrin e vjetër, Republikën e Maqedonisë. Emri i ri është një kompromis që është i pranueshëm për të gjithë. Sigurisht, qytetarët maqedonas do të preferonin mbajtjen e emrit të vjetër. Por, duke marrë parasysh ngërçin midis Athinës dhe Shkupit lidhur me çështjen e emrit, mendojë se marrëveshja me Greqinë për çështjen e emrit është një gjë e mirë në përgjithësi. Greqia, me emrin e ri nuk mundet të ndalojë më bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në institucionet euro-atlantike, duke bërë atë që Maqedonia, pas kësaj të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, e cila do të sjellë përfitime të mëdha.

INA: Ju flisni për përfitime – Cilat janë përfitimet për Maqedoninë nga BE dhe NATO-? Gjithmonë, nëse ajo pranohet! ngaqë ka për të kaluar si dhe vendet e tejra nëpër një proces të gjatë?

Phillips: Bashkimi Europian me NATO-n, do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve. Ajo do të stabilizojë Maqedoninë dhe do të ruajë sovranitetin e saj, duke vepruar si një mburojë kundër forcave malinje nga Rusia. NATO është shumë më tepër se një aleancë mbrojtëse, e provuar edhe pas Luftës së Ftohtë. Ajo është një Bashkim politik, që rrit prosperitetin dhe sigurinë, në Europë, pra edhe rajonin të cilin e mbron nga kërcënimet e huaja dhe mund të i kundërvihet për çdo rast edhe ekstremizmit islamik. Për shembull, Shqipëria, përfitoi shpërblime të mira prej kur u bë anëtare e NATO-s. Zgjerimi i NATO-s, dihet se ndihmoi në stabilizimin e Shqipërisë, duke forcuar mbrojtjen kolektive dhe stabilitetin e ndërtimit në Evropë.

INA: Mirëpo, cilat janë përfitimet për anëtarësimin e saj në BE? Mbasi dihet që aspiratat e këtyre vendeve është Europa?

Phillips: Anëtarësimi në BE, do ta bëjë Maqedoninë një pjesë integrale të shoqërisë evropiane. Ajo do t’i japë maqedonasve lirinë e lëvizjes në të gjithë kontinentin, duke siguruar lirinë për të jetuar, punuar dhe për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane ashtu si dhe shtetet e tjera anëtare. Anëtarësimi në BE, është i mirë për biznesin dhe konsumatorët, heqja e barrierave tregtare dhe reduktimi i kostove të biznesit. Ajo promovon efikasitet më të madh të biznesit dhe eliminon praktikat anti-konkurruese.

INA: Profesor, A mendoni se emri i propozuar Republika e Maqedonisë Veriore, është me të vërtet i mirë edhe për shqiptarët etnikë në Maqedoni?

Phillips: Ekziston një shprehje: Dallgët në rritje, në mes të detit i kalojnë të gjitha anijet.” Anëtarësimi në NATO dhe BE do të përmbushë premtimin e të drejtave më të mëdha për të gjithë qytetarët, natyrishtë përfshirë të gjithë, pra, duke promovuar të drejtat për të gjithë qytetarët dhe shqiptarët etnikë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001 duhej të fillonte me një proces që synonte të forconte të drejtat e pakicave nëpërmjet veprimeve afirmative dhe pjesëmarrjes më të madhe politike. Megjithatë, procesi i demokratizimit u ndërpre për shumë vite ngaqë Greqia vendosi çdo her veton, për anëtarësimin e Maqedonisë, ashtu siç ishte dhe rasti në Samitin e NATO-s në Bukuresht në 2008. Ndërsa, në aspektin e brendëshem politik, fatkeqësisht VMRO-ja, e ka përdorur gjatë pushtetit të saj, cinikisht veton e Greqisë në politikën e brendshme, për të polarizuar shoqërinë dhe për të promovuar kronizmin dhe korrupsionin e saj. Andaj unë mendojë se tani është koha për ta kthyer faqen dhe për të shkuar përpara. Marrëveshja për

Intervistoi: Beqir Sina/INA

 

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …