PUNËT E MI-SË GJATË DITËS SË MARTË

Task-Forca për Siguri në Trafikun Rrugor, e udhëhequr  nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Idriz Selimaj, të martën ka filluar aktivitetet e saj në teren. Kjo Task-forcë, së bashku me ekspertët e saj të brendshëm nga Ministria e Infrastrukturës dhe ata të jashtëm, kanë bërë skanimin dhe evidentimin e gjendjes së infrastrukturës rrugore. Në ditën e parë të punës së saj, janë inspektuar rruga N9, Prishtinë- Komoran, R102, Komoran Skenderaj, R101, Istog-Pejë dhe N9, Pejë-Komoran. Task-Forca  me ekipin e saj ka evidentuar të gjitha pikat neuralgjike ku duhen ndërmarrë veprime dhe të njëjtën do ta bëjë edhe në ditët në vijim, me të gjitha rrugët, Regjionale, Nacionale  dhe Autostradat, për të rritur sigurinë e trafikut rrugor në vendin tonë. Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ditë më parë e ka themeluar Task-Forcën për Siguri në Trafikun Rrugor, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së sigurisë në trafik. Kjo Task-Forcë pas mbledhjes së informacioneve dhe ekspertizës së nevojshme për gjendjen e sigurisë rrugore në teren, do të dal me rekomandime konkrete për veprimet që duhen ndërmarrë në përmirësimin e sigurisë në trafikun rrugor. Po ashtu, Zëvendësministri Rexhep Kadriu, të martën ka marrë pjesë në fillimin e punimeve në rrugën e Lubizhdës së Prizrenit. Kjo rrugë ditë më parë shkaktoi telashe nga reshjet për rrugën N25 (Suharekë – Prizren), e njëjta do të shtrohet në kubëza betoni brenda 20 ditëve. Këshilltarët e ministrit Lekaj, kanë vizituar segmentin Gojbulë-Smrekovnicë, pjesë e M2, Prishtinë – Mitrovicë.  Në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë, problemi i shpronësimit është drejt fundit, duke i hapur rrugë rritjes së intensitetit të punimeve për të arritur objektivat e përcaktuara në projekt. Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, mbetet i përkushtuar që të shtyjë përpara me të gjitha kapacitetet, projektet që mbulon dikasteri që ai drejton, me qëllim të krijimit të mundësive për qarkullim të lirë dhe mbi të gjitha, të sigurt të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …