Sot në ora 12:00 protestohet tek Pallati i Drejtësisë për gjeneralet e UÇK-së, Sylejman Selimi e Jahir Demaku

Sot në ora 12:00 protestohet tek Pallati i Drejtësisë për gjeneralet e UÇK-së, Sylejman Selimi e Jahir Demaku

Sipas organizatorëve të protestës, Grupi i Drenicës po mbahen padrejtësisht në burg, pa asnjë vendim tash e tre muaj. Sot në orën 12:00, te Pallati i Drejtësisë në Hajvali, do të mbahet protestë paqësore me moton “Lirimi i çlirimtarëve nga burgu – për gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demakun dhe Grupin e Drenicës”. Sipas organizatorëve të protestës, Grupi i Drenicës po mbahen padrejtësisht në burg, pa asnjë vendim tash e tre muaj. Organizatorët i kanë ftuar qytetarët dhe bashkëluftëtarët që të dalin në protestë. Më 24 maj 2013 ishte arrestuar gjeneral Sylejman Selimi dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 dhe ishte dënuar më 6 vjet burg. Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …