Kadri Veseli: Opozita të protestojë për deklaratat pro Sllobodan Millosheviqit të Vuçiqit e jo kundër Thaçit

Kadri Veseli: Opozita të protestojë për deklaratat pro Sllobodan Millosheviqit të Vuçiqit e jo kundër Thaçit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se do të merrte pjesë në protestë të thirrur nga opozita, por vetëm me një kush nëse ajo do të thirrje për të kundërshtuar gjuhën e urrejtjes së kryetarit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë. Veseli ka shtuar se Vuçiqit do t’i lejohej hyrja përsëri në Kosovë, nëse ai vjen si lider i një shteti mik, mirëpo nuk do të lejohen deklaratat pro Sllobodan Millosheviqit. Pse ka ardhur si president serb le të vjen, e lejojmë edhe nesër.  Unë kam kërkuar nga partnerët tanë evropianë shpjegim pse pikërisht mbi Ujman ka mbajtur fjalim, pse nuk ka shkuar në Zubin Potok. Për këtë është dashur të mbajë opozita protestë e jo për Hashim Thaçin, i cili është i UÇK-së. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur si të pa rëndësishme dhe aspak serioze për të folur lidhur me protestën e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …