Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se nuk ka në tavolinë një zgjidhje për Kosovën dhe se atë duhet kërkuar me durim. Sipas tij, ideja për rikufizim është opsion i paraqitur publikisht nga Aleksandar Vuçiq dhe ajo do të duhej të jetë objekt diskutimi në të ardhmen, meqë bisedimet objektivisht nuk kanë lëvizur përpara në aspekt të konkretizimit, por janë shtruar ide e opsione, citojnë mediat të jetë shprehur, Daçiq. Me arritjen eventuale të marrëveshjes nuk do të hapej Kutia e Pandores, sepse një propozim i tillë do të mbështetej nga serbët, shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare. Sipas tij, “ne dëshirojmë t’i kthehemi agjendës pozitive dhe evitimit të problemeve të sigurisë në rajon, që të ndërpriten konfliktet dhe të hapet faqja e re në marrëdhëniet tona, ka thënë Daçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …