Ambasadorja e Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se politika e SHBA-ve është konsistente kur është në pyetje dialogu Kosovë-Serbi dhe se rasti i të dyja vendeve nuk ka asnjë ngjashmëri me Republikën Serbe në Bosnje. “Sa i përket politikës së Shteteve të Bashkuara ajo konsideron se nuk ekziston asnjë paralele mes Kosovës dhe Serbisë me Republikën Serbe. Kur është në pyetje Kosova, ajo që Shtetet e Bashkuara e përkrahin është përfundimisht dialogu i cili po zhvillohet dhe duhet të vazhdojë derisa të arrihet një zgjidhje që do të ishte fryt i një marrëveshje mes palëve. Ne patjetër e përkrahim rolin e Bashkimit Evropian në këtë dialog, ka thënë ambasadorja, Cormack.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …