leoni

Behxhet Pacolli: Asgjë dhe askush nuk mund ta dëmtojë Ushtrinë Çliimtare të Kosovës

OVL e UÇK-së kërkon nga Qeveria e Kosovës një rivlerësim të tërë procesit përmes një komisioni të ri qeveritar

OVL e UÇK-së ka shtruar  një kërkesë për veteranët, të cilëve u kanë publikuar  emrat në listat e  mashtruesve, nga  Prokuroria.  Në bazë të komunikatës ne vlerësojmë që prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë shkelje ligjore, pa u dhënë mundësi atyre që të mbrohen, ka thënë kryetari i OVL- UÇK, Hysni Gucati, i cili ka kërkuar një rivlerësim të këtij procesi nga ana e Qeverisë së Kosovës, përmes një komisioni të ri qeveritar. Kërkojmë nga veteranët që deri në një vendim tjetër të mos ndërmarrin asnjë veprim tjetër ka thënë Gucati, Ndërsa sekretari i OVL- UÇK Nasim Haradinaj ka thënë që Prokuroria Speciale ka gënjyer në rastin e hulumtimit të dosjeve të veteranëve të UCK-së. E gjithë kjo është bërë për të kompromentuar procesin. Kemi disa komandantë që kanë njollosur fytyrat e komandantëve të tjerë, ka thënë ai. Publikimi i këtyre listave me emrat e veteranëve,  ka ngjallur reagime të shumta për shkak se shumë persona që e kanë gjetur veten në listat e veteranëve të rrejshëm kanë reaguar kundër këtyre manipulimeve.

Kontrolloni gjithashtu

28 Nëntori shënon edhe tri data të rëndësishme të historisë kombëtare

28 nëntori në Kalendarin e historisë shqiptare, shënon ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të kombit shqiptar

Muaji nëntor në Kalendarin e historisë kombëtare shqiptare, shënon ngjarjet më të mëdha dhe më …