Gëzim MEKULI: Mediat, Zhivoradi dhe Albani

Në Kosovë mbizotëron një agjendë e një fushatë mediatike me tipare të plota të diferencimit biologjik dhe fizik. Shtrohet pyetja: si paraqiten pakicat, e në veçanti serbët, në mediat tona? 

Kohët e fundit në lajmin e mediave shqipe po shkruhet e flitet shumë, tepër shumë për perkatësinë etnike të pakicave. Është fjala për transportimin e lajmit dhe informatës jo politike. Duke parë ndërtimin e “realitetit” nga mediat, ne mund te bindemi dhe te kuptojmë, se dallimet në mes të të varfërve dhe të pasurve, dallimet në mes të atyre me arsim të lartë dhe atyre me arsim të ulët, dallimet në mes fshatit dhe qytetit, duket sikur të mos ekzistonin në Kosovë. 
Përse për gazetarët dhe gazetaret tona është biologjia dhe etniciteti temë më me vlerë, se sa luftimi i dallimeve sociale, si dhe kritika ndaj korrupcionit e hajnisë? 
Fokusimi i njëanshëm mediatik në biologji, racë e etnicitet, kontribon në mosluftimin e në mosdebatimin cilësorë mbi problemet e mëdha të këtijë vendi. Në hulimtimin tim bërë mediave të shkruara dhe RTK-së, del se etnia serbe, në raport me numrin e popullsisë, është më e theksuara në media. Faktizohet dyshimi im, se në më shumë se 80% të lajmeve, raportimeve dhe të reportazheve, fotografia e serbëve të Kosovës, prezentohet në opinion si “viktimë”, e “dobët” dhe e “mjerë”. Përmes gjuhës dhe shablloneve mediatike opinioni publik nënkupton, se pakica serbe ka qasje të dobët në media; opinioni (keq)informohet, se pakica serbe ka trajtim e shërbime më të dobëta ekonomike e mjeksore, se sa fqnjët e tyre shqiptar. Nga këto media ne “kuptojmë”, se këta kan qasje të dobët edhe në sistemin edukativ e arsimor. Sipas mediave shqipe, serbët e Kosovës, pavetëdishëm, paraqiten në hapsirën tonë publike, si kolektivitet i “dhunuar” dhe i “harruar” nga shumica shqiptare. Mediat, pak dhe imtësisht, paraqesin pjestarë të pakicës serbe si shkelës të lirisë apo si delikuent. 
Agjendat poltike “nuk lejojnë” mediat që të fokusohen në pabarazinë në mes të të pasurve dhe të varfërve në Kosovë. Mediat më shumë fokusohen në varfërinë me tipare një-etnike e biologjike. Dhe, ky raportim mediatik është duke u perforcuar në menyrë sistematike. 
Përqëndrimi dhe përkufizimi i mediave shqipe në një racë e në një komb, dhe jo në individ e shtresa sociale (pa dallim gjinie, moshe, e përkatësie kombëtare) na çon atje ku ne me sa pakut e duam: Këta gazetarë e gazetare “të këqija” na çojnë e na imponojnë në një debat të shtrembër e të çoroditur; debat që është antipod i kulturës, traditës, mentalitetit, mikëpritjes dhe bujarisë sonë tradicionale. 

Pse e them këtë dhe pse mendoj kështu? 

Përqëndrimi i mediave tona do të duhej të fokusohej në pabarazinë e thellë sociale. Gazetaret tanë do të duhej të provokojnë debate për gërmimin dhe hulumtimin e shkaktarëve të lindjes dhe përforcimit të krimit të organizuar. Këta do të duhej të fokusoheshin në ngjalljen e debatit për të përmirësuar gjendjen e mjerë të arsimit, shkencës dhe kulturës për të gjithë qytetarët e Kosovës; E, jo në stilin e identifikimt të debatit me një pakicë kombetare. 
Fatkeqësisht mediat më shumë janë të interesuara “t’a luftojnë diskriminimin dhe varfërinë një-etnike”, se sa “varfërinë dhe diskriminimin shumë-etnik”; po, këto më shumë janë të interesuara për lajmin për pakicën serbe, se sa për të debatuar për defektet sociale dhe luftimin e krimit shumë-etnik. Gazetarët dhe gazetaret tona duhet të ndërprejnë mbifokusimin në lajmin një-etnik, e, të përqendrohën, më shumë, në diskriminim social shumë-etnik. 
Është edhe tjetra ajo që alarmon në këtë hulumtim: Me këtë nuk dua të them se media nuk duhet fokusuar në problemet që ka pjestari i pakicës serbe apo i tjerave etnie. Këtu është me rëndësi të kuptohet, se si të konkretizohet ky fokusim gazetaresk. 
Nëse zihen dy të rinj në një qytet apo fshat të Kosovës, prezentimi i këtij rasti në media do të shumëdallohet, e kjo, varësisht nga përkatësia kombëtare e të involvuarve. Nëse Draganit, Zhivoradit apo Stojanit i jepet një flakaresh, atherë ky lajm do ndërtohet e paraqitet, përafërsisht, kështu: Në artikull/lajm do të ceket, gati secilën herë, përkatësia kombëtare (serbe), emri dhe mbiemri i tij, dhe, zakonisht, ngjarjeve të tilla u ipet konotacion me prapavi nacionaliste. Shembuj nga disa media dhe agjensi informative shqipe (viti 2004): “..një serb u grushtua nga….”, “nje shtëpi e një serbi…” “..bagetia e një serbi…” “…dje pas dite është gjetur trupi i pajetë i një serbi 76-vjeçar…”, “Një serb dhe dy shqiptarë janë arrestuar gjatë përleshjes”, ..”për vrasjen e një serbi dhe plagosjen e një tjetri… “, “Njė serb u gjuajt me armė zjarri duke punuar nė fushė”, “kunder tė shtėnave ndaj njė tė riu serb nga sulmues tė panjohur, …”, “Njė serb nga veriu i Mitrovicės.. “, “njė mėsues i shpėrngulur serb nga Decani ėshtė sulmuar..” etj. 

Përmes ndërtimit të tillë të lajmit, shqiptaret paraqiten e nënkuptohen si kolektivitet e komb që fare “natyrshëm vepron në këtë mënyrë”, sepse ngatërresa dhe gjuetia në serb është pjesë e “kulturës, mentalitetit dhe zakonit të tyre”. Ndërsa, nëse Albani, Migjeni e Kujtimi grushtohen, për vdekje, nga njërez me përkatësi tjetër etnike, ky rast, të shumtën e rasteve, nuk do të prezentohet me elementin e përkatësisë etnike; këtu mediat do të raportojnë për një ndodhi e delikt të lokalizuar e me karakter individual. 
Kjo mënyrë e paraqitjes stereotipe e pakicës serbe, pavetëdishëm, paraqet dhe ndërton një opinion të gabuar në hapsirën tonë publike; Sepse çdo gjë rreth Zhivoradit, Draganit e Jovicës servohet si problematike dhe konfliktuoze për Kosovën dhe shqiptarët. Në këtë mënyrë, apriori, serbët, nga mediat shqipe, më shumë prezentohen si “problem dhe ngarkesë” e shoqerisë, se sa si një element stabiliteti, paqeje e pasuri kulturash. 
Nëse këta gazetar e gazetare vazhdojnë në këtë mënyrë me ndërtimin dhe paraqitjen e lajmit, këta, duhet të japin llogari për thellimin e humnerës kulturore e politike në mes shqiptarëve dhe serbëve. Dramaturgjia mediatike ka pasojat të mëdha në objektivitetin dhe transportimin e “realitetit”; e, në këtë pjesë të Ballkanit, kjo dramaturgji mediatike ka pasoja akoma më të mëdha. 
E pra, janë (pa)kryeredaktorët ata që duhet të marrin më shumë përgjegjësi në parandalimin e mbjelljes së frikës dhe panikut përmes “lajmit një-etnik”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …