Vazhdon angazhimi për vazhdimin e aksionit kombëtar “Ta pastrojmë Kosovën”

Është mbajtur takimi i radhës i anëtarëve të task forcës komunale për vazhdimin e aksioni kombëtar “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky i cili ka nisur në komunën e Rahovecit më 15.09.2018 e që do të vazhdoj deri më 15.12.2018. Gjatë takimit, anëtarët e task forcës kanë biseduar për vazhdimin e këtij aksioni, i cili vazhdon të këtë një ecuri pozitive për sensibilizimin dhe krijimin e një praktike të mirë tek qytetarët, që hedhja e mbeturinave dëmton mjedisin dhe shëndetin tonë. Angazhimi i anëtarëve të task forcës dhe mbështetjes së zyrtarëve, qytetarëve rreth kësaj nisme nuk do të mungojë asnjëherë, që projekte të kësaj natyre të adresohen për shërbimet e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në …