U mbajt takimi i parë për krijimin e Hartave Zonale në Suharekë

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria Komunale për Urbanizëm dhe Planifikim, ka mbajtur takimin e parë për krijimin e Hartave Zonale për Komunën e Suharekës. Në këtë takim, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka fol për rëndësinë e këtij takimi duke e quajtur ditë të rëndësishme për Komunën, fillimin e krijimit të Hartave Zonale, pasi tani e tutje do të planifikohet gjithçka sa i përket ndërtimeve në Komunën. Kryetari Muharremaj, më pastaj ka shtuar se për të krijuar Harta Zonale më të mira dhe më të përshtatshme ne do të angazhojmë edhe ekspertë nga jashtë. Ndërsa Sanie Kuçi, drejtoreshë e DKUP, ka shtuar se ky dokument është shumë i rëndësishëm për Komunën e Suharekës dhe se harta të ngjashme do të krijohen edhe për fshatrat e Komunës. Në takim u tha se nga sot fillon dispozita e Planit Zhvillimor Komunal, ku Hartat Zonale do ta mbulojnë tërë territorin e Komunës së Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …