leoni

MINISTRI LEKAJ: “BASHKIMI I QYTETIT” PROJEKT PËR FERIZAJN QË E DUAM TË GJITHË

Ministri Infrastrukturës Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në inaugurimin e fillimit të projektit për “Bashkimin e Qytetit” që do t’i lidhë dy pjesët e qytetit të Ferizajt që i ndanë hekurudha. Ky projekt do të realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe ka vlerë prej mbi 4 milionë euro. Ministri Lekaj duke iu adresuar qytetarëve dhe zyrtarëve të shtetit të pranishëm në këtë inaugurim, tha se ky projekt i infrastrukturës moderne është tejet i rëndësishëm sepse rritë sigurinë e qytetarëve të  Ferizajt. Lekaj ka deklaruar se synim ka ta bëjë Ferizajn me infrastrukturë moderne dhe ashtu siç e duan qytetarët e saj. Ndërkaq kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, i ka falënderuar të gjithë krerët e institucioneve të vendit e në veçanti ministrin Lekaj për përkrahjen e vazhdueshme. Në këtë inaugurim morën pjesë edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, të cilët thanë se për Ferizajn do të realizohen edhe projekte të tjera, që do ta transformojnë Ferizajn në një qytet evropian dhe me infrastrukturë moderne e që për këtë ministri Lekaj, i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …