leoni

FRENIM I SIGURT PËR NJË KOMUNIKACION PA RREZIK

Për nder të Ditës Evropiane për Siguri në Rrugë, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, ndoqi nga afër procedurat e kontrollimit teknik te automjeteve në një nga qendrat e licencuara për kryerjen e këtij shërbimi. Me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës si dhe të minimizimit të aksidenteve rrugore, ministri Lekaj ka bërë apel te të gjithë poseduesit e automjeteve që të mos bëhen pjesë e trafikut rrugor, nëse automjeti i tyre nuk është në rregull teknikisht. Mesazh paralajmërimi ministri i ka dhënë edhe qendrave të kontrolleve teknike, për mos lëshim apo neglizhim të kontrolleve teknike të të gjithë automjeteve, dhe përmbushje të obligimit siç parashihet në licencën e tyre. “Ne si Ministri e Infrastrukturës po e bëjmë më të mirën e mundshme që të kemi rrugë dhe automjete të sigurta, për ruajtjen e jetërave të njerëzve”, tha ministri Lekaj, gjatë deklaratës për medie. Prezentë gjatë këtij takimi ishte edhe Policia e Kosovës, të cilët treguan për bashkëpunimin që kanë me MI-në, për rritje të sigurisë në rrugë. Iniciativa e paralajmëruar ditë më parë nga ministri Lekaj,  për testimin e frenimit të automjeteve falas, tanimë është në dispozicion të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këtë shërbim qytetarët mund ta kryejnë deri në përmbylljen e ditës së mërkure.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …