Daçiq: Ndërkombëtaret do ta respektojë qëndrimin e Serbisë kundër shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës

Daçiq: Ndërkombëtarët do ta respektojnë qëndrimin e Serbisë kundër shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka shfaqur besimin se bashkësia ndërkombëtare do ta respektojë qëndrimin e Serbisë kundër shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. “Në veçanti vlerësojmë garancitë që na i ka dhënë NATO se FSK-ja nuk do të ketë qasje në veri pa pëlqimin KFOR-it”, ka thënë Daçiqi. Ai ka shtuar se Beogradi e Prishtina munden të merren vesh rreth zgjidhjes. Sipas tij, të gjithë do ta përtharin marrëveshjen edhe nëse ajo nuk përfshin ndryshimin e kufijve. “Nuk bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve, por edhe Franca, SHBA-ja, Rusia e BE-ja, Italia e Austria pajtohen që t’i jepet rasti kompromisit dhe se nuk mendoj se çështja zgjidhet nëse Serbia duhet doemos ta njohë Kosovën”, ka thënë Daçiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …