Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova, me të cilën kanë diskutuar në lidhje me vizitën e javës së ardhshme të Grupit Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë. Gjatë takimit, Hoxhaj dhe Apostolova diskutuan në lidhje me progresin e Kosovës në agjendën evropiane dhe hapat që Kosova ka shënuar drejt liberalizimit të vizave dhe agjendën e vizitës së COWEB, si dhe rëndësinë e informimit sa më të mirë të këtij delegacioni në lidhje me progresin e shënuar. “Diskutimi i frytshëm me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në lidhje me vizitën e ardhshme të grupit punues për rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB), që do të ndodh javën e ardhshme. Në takimet me këta përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së do t’i informojmë në lidhje me progresin e Kosovës në agjendën evropiane dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …