Kryeshefi ekzekutiv i AMMK-së, Ilir Morina po merr pjesë në konferencën e 31-të plenare të Rrjetit EPA

Kryeshefi ekzekutiv i AMMK-së, Ilir Morina po merr pjesë në konferencën e 31-të plenare të Rrjetit EPA

Qëllimi i këtij takimi që po mbahet nën moton “Të mbajmë ritmin me ndryshimet” është shkëmbimi i përvojave mbi ndryshimet që po ndodhin në kontestin e zhvillimit të qëndrueshëm si dhe vazhdimi i diskutimeve të rëndësishme mjedisore nga agjenda dhe aktivitetet e Komisionit Evropian, Agjencisë së Mjedisit të Evropës dhe të Programit Copernicus. Disa nga temat kryesore të cilat po adresohen në kuadër të sesioneve të veçanta tematike të takimit janë: menaxhimi i emergjencave mjedisore, infrastruktura e qëndrueshme mjedisore, parashikimet dhe skenarët për mjedisin si dhe investimet dhe financat për sektorin e mjedisit. Pjesë e rëndësishme e agjendës së takimit janë edhe prezantimet dhe aktivitetet e zhvilluara në kuadër të grupeve të interesit që funksionojnë në kuadër të EPA Net sikurse janë: përmirësimi i rregullatives ligjore, shkenca dhe qytetari, ekonomia e gjelbër, mbetjet plastike dhe ai grupit të interesit për Ballkanin Perëndimorë. Rrjeti EPA përbëhet nga drejtorët dhe udhëheqësit e Agjencive të Mjedisit të vendeve të Evropës. Kosova është anëtare me të drejta të plota e këtij rrjetit  që nga viti 2011 dhe përfaqësohet në këtë organizatë përmes kryeshefit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, z.Ilir Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …