Prokuroria e Krimeve të Rënda, në Shqipëri, ka zbuluar në flagrancë një rast korrupsioni të një prokurore e një avokati

Prokuroria e Krimeve të Rënda, në Shqipëri, ka zbuluar në flagrancë një rast korrupsioni të një prokurore e një avokati

Prokuroria e Krimeve të Rënda, në Shqipëri, ka zbuluar një rast korrupsioni ku është përfshirë një prokuror dhe avokatja e një të pandehuri. Prokurori, Përparim Hasa dhe avokatja, Donata Lepenica janë kapur mat nga kamerat e sigurisë së institucionit të akuzës duke marrë para, me qëllim ndryshimin e akuzës së një të akuzuari. Në pamjet filmike janë fiksuar momentet kur prokurori dhe avokatja takohen në zyrë dhe i jep prokurorit 2 mijë euro për llogari të një klienti. Po ashtu, nga përgjimet telefonike zbulohet se avokatja i drejtohet të pandehurit që ajo mbron, se “gjithçka e ka zgjidhur me prokurorin”. Krimet e Rënda kanë bllokuar serverin e Prokurorisë së Tiranës ndërkohë është vendosur pezullimi nga detyra i prokurorit të Tiranës, Përparim Hasa, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe arrestimi i avokates, Donata Lepenica.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …