U mbajt takimi i rregullt javor për siguri lokale në Suharekë

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës së Suharekës ka numëruar aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë gjatë javës që e lamë pas. Ajo ka fol për takimin e KPF-së, pastaj për punëtorinë rreth barazisë gjinore sa i përket pronës, për takimin e parë të krijimit të Hartave Zonale, si dhe për takimin e kryetarit të Komunës për ruajtjen e pyjeve në Komunën tonë. Ndërsa për gjendjen e sigurisë në Komunë, ka raportuar Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi. Gjatë javës kanë ndodhur këtu raste: 3 aksidente në trafik, 5 vjedhje të raportuara, 1 kanosje, 1 lëndim i lehtë trupor, 1 prishje e rendit dhe qetësisë publike, 1 vjedhje e pyllit, 1 sulm ndaj personit zyrtar dhe 1 shantazh përmes rrjeteve sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …