Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi në njërën nga deklaratat e tij të fundit tha që do t’i pajisë të gjithë pacientët me Kartela identifikuese, me QIPS. Çip a po QIPS, zotëri Ministër?
Nuk më bëri aq shume përshtypje fjala “qips” e përsëritur disa herë nga ju, sa më mërziti realiteti që keni kohë të merreni me “qipsa”.
Nuk ka barna, nuk ka rregull, nuk respektohet ligji, por ministri Gashi ka kohë të merret me kartelat me QIPS.
Sa qesharake po aq e dhimbshme është kjo situatë në shëndetësi, ndërsa ministri të jep përshtypjen që aty për aty para kamerave përpilon projektet në kokë dhe si me shkopin magjik i sheh të realizuara.
Z. ministër, ndoshta ndërtimi i autostradave, edhe pse i nevojshëm, prapë do të na dukej luks, ndoshta edhe ndërtimi i rrokaqiejve, muzeve, galerive, operave, etj. do të jepte përshtypjen se qytetet tona po i afrohen qyteteve perëndimore, por prapëseprapë nuk janë prioritet, sikur që nuk janë prioritet kartelat me “qips” kur përballë saj është në pyetje shëndeti i njeriut, pa të cilin as nuk bëhet fjalë të mendohet për gjëra tjera.
Vizitat e juaja ne QKUK, janë të atilla sikur Ju të ishit vëzhgues sa për sy e faqe, komisionet që formoni për të shfajësuar veten dhe për të hedh gurin diku tjetër, si dhe projektet e juaja madhore, z. ministër më shumë të imagjinuara se sa projekte të menduara mirë dhe të vendosura në letër, janë jo më shumë por nënçmim që i bëni popullit tuaj që u a dha votën dhe ju solli në këtë pozitë që është edhe nder, por edhe përgjegjësi.
Ata qe ua dhanë votën sot vizitojnë klinikat e QKUK-se jo për tu argëtuar por nga nevoja, dhe shpesh u ndodh të kthehen prapa në mungesë të një trajtimi dinjitoz, çfarë e meritojnë si qytetarë të këtij vendi. Dhe, prapë edhe këtë e arsyetoni me shprehjen “shantazh të QKUK”-së, kuptohet për të larguar përgjegjësinë nga vetja.
Vallë, z. ministër a thua edhe pacientët po bëjnë shantazh?
Shpresoj që nuk e keni menduar vetëm si një emër të bukur fjalën “MINISTER” por e dini që kjo kërkon edhe përgjegjësi dhe përgatitje profesionale.