Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se tani Kosova është në një fazë të status quo-së, edhe në rrafshin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar dhe Kosova ka nevojë për një lëvizje më të shpejt, më substanciale, në veçanti atë të konsolidimit në rrafshin ndërkombëtar, për t’u reflektuar dhe në aspektin e brendshëm. Ai ka thënë se e gjithë bota e di se problematika Kosovë-Serbi është e mbyllur në kuptimin e luftës, por si konflikt i ngrirë ekziston dhe nuk është e mjaftueshme, për bindjen time, që në Kosovë të jemi vetëm të lirë dhe të pavarur. Thaçi ka thënë se ata që mendojnë se nuk është koha për dialog, nuk është koha për negociata, nuk është koha për marrëveshje, po gabojnë dhe sa më shumë që shtyhet kjo marrëveshje, aq më i lartë do të jetë çmimi për ne. Kryetari i vendit ka thënë se shpreson se gjatë negociatave, që nuk do të jenë fare të lehta, do të gjejmë një mundësi, do të gjendet një zgjidhje dhe një variant që do të jetë i pranueshëm edhe për autoritetet në Beograd, që vullneti i qytetarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të jetësohet dhe kjo pjesë t’i bashkëngjitet Republikës së Kosovës. Sipas tij, çdo proces i vështirë natyrisht që ngërthen në vete një shkundje në opinionin publik, shkundje që për mendimin e tij është e shëndetshme. Por, Thaçi ka thënë se ka pritur më tepër kundër-reagime racionale të bazuara në fakte, jo në mllef, jo në urrejtje, jo në shpifje, jo në denigrime, jo në fyerje. Megjithatë, sipas tij, me kalimin e kohës edhe debati po kanalizohet në rrugë të drejtë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …