Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar se shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, i ka konfirmuar Albin Kurtit se Hashim Thaçi e Aleksandar Vuqiç janë duke biseduar për shkëmbimet të territoreve. “Ata (Thaçi e Vuqiç) janë duke folur për territore. Nuk janë duke biseduar për Zajednicën”, ka treguar Konjufca një rast kur Apostolova i kishte thënë Kurtit se për çka po takohen presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë në Bruksel. Konfuca ka treguar se me 23 mars ishte takuar Thaçi me Vuçiqin për ta ndërmjetësuar ndarjen e Kosovës. “Kjo tregon se tema e ndarjes ka nisur moti të flitet mes dy presidentëve. Kjo tash edhe po konfirmohet, pasi tema e korrigjimit të kufijve po flitet hapur”.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …