Sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe në nderim të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit. Pas homazheve në hollin e Parlamentit të Kosovës, do të mbahet një Akademi Përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Homazhet mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërsa në orën 12:30 do të mbahet akademi përkujtimore për kolonel, Ahmet Krasniqin. Ceremonia e varrimit bëhet orën 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve, në Prishtinë. Kohë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Qazim Jakupit dhe Ahmet Krasniqit në vendlindje. Kolonel, Ahmet Krasniqi, në rrethana ende të pasqaruara, është vrarë më 21 shtator të viti 1998, në Tiranë.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …